Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur sërish mëngjesin e kësaj të marte thirrjen për dialog me studentët protestues.
Në një video të shpërndarë në Facebook, kreu i qeverisë tregon tryezën e gurtë gjashtëkëndore të vendosur para objektit të kryeministrisë dhe sipër saj 6 letra me mbishkrimin “dialog”.
Por studentët e kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e kreut të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Burimi: Dukagjini
