Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video lidhur me protestat masive dhe të dhunshme që po zhvillohen sot.
Në video shfaqen protestues, të cilët Rama i specifikon si studentë, të mbledhur në selinë e Partisë Demokratike.
Kryeministri e ka shoqëruar videon me përshkrimin: “Studentët” në Universitetin e Dhunës.
Protestat e ditëve të fundit në Tiranë janë shoqëruar me tensione të larta, përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe dëmtime të institucioneve.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Nga ana tjetër, Rama ka dënuar aktet e dhunës dhe ka bërë thirrje për dialog. /Telegrafi/