
Nëntë persona janë arrestuar, ndërsa 371 të tjerë janë shoqëruar në komisariat gjatë protestave të zhvilluara të shtunën në tetë qytete të Italisë.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, të dhënat janë bërë të ditura nga Policia italiane përmes një deklarate zyrtare.
Nga 371 personat e shoqëruar në komisariat, 110 ishin të mitur, thuhet në deklaratën e autoriteteve.
Deri më tani, Policia italiane nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave të arrestuar apo rrethanat në të cilat janë ndaluar ata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali