Protestat në Tiranë, Begaj seri takimesh me ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Gjermanisë dhe dy ish-presidentët

Protestat në Tiranë, Begaj seri takimesh me ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Gjermanisë dhe dy ish-presidentët

Written by

in

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit një seri takimesh në Presidencë me përfaqësues diplomatikë të huaj dhe ish-presidentë të vendit.

Begaj ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ambasadoren e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, si dhe ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner.

Krahas përfaqësuesve diplomatikë, presidenti shqiptar është takuar edhe me dy ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidanin dhe Bamir Topin.

Nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme lidhur me temat e diskutuara gjatë këtyre takimeve.

Ndërkohë, nëntëmbëdhjetë organizata tjera të shoqërisë civile kanë kërkuar ndalimin e dhunës, përdorim të nevojshëm dhe proporcional të forcës nga policia dhe hetime të paanshme për rastet e raportuara.

Ato kanë bërë thirrje për mbrojtjen e të lënduarve, respektimin e të drejtave të protestuesve dhe të ndaluarve, si dhe dialog për uljen e tensioneve./Telegrafi.