Protestat në Tiranë: Goditet kryeministria, ndërhyn policia (VIDEO)

Protestat në Tiranë: Goditet kryeministria, ndërhyn policia (VIDEO)

Written by

in

Protestat në Tiranë: Goditet kryeministria, ndërhyn policia (VIDEO)

Dita e katërt e protestës nisi këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku një grup të rinjsh u grumbulluan pranë godinës që në orët e para të paradites, raporton Klan Kosova.

Mes turmës u vunë re edhe të rinj me maska, ndërsa, ndryshe nga ditët e mëparshme, në nisje të marshimit pati edhe një komunikim mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit i kërkuan njëri-tjetrit të shmangnin tensionet me uniformat blu.

Por gjatë marshimit, situata u përshkallëzua, me protestuesit që thyen kangjella, dogjën kosha në rrugë, si dhe thyen kamera sigurie dhe tabela. Pas lëvizjes nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit u rikthyen sërish pranë Ministrisë së Arsimit, ku vijuan përplasjet me policinë.

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, drejtuesi i lartë Dhimitraq Ziu, ka dhënë detaje mbi veprimet hetimore dhe procedurale të kryera pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit në disa qytete të vendit.

Në një konferencë për mediat, Ziu bëri të ditur se në Tiranë janë arrestuar 127 persona dhe 244 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa në Durrës janë arrestuar 23 persona dhe janë proceduar 12 të tjerë.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: