Protestë edhe në Mitrovicë për rastin e Arlindës, gazetari Boshnjaku jep detaje

Protestë edhe në Mitrovicë për rastin e Arlindës, gazetari Boshnjaku jep detaje

Written by

in

Protestë edhe në Mitrovicë për rastin e Arlindës, gazetari Boshnjaku jep detaje

Për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajr është duke u protestuar që dy ditë në Prishtinë, ndërkohë që edhe në qytetin e Mitrovicës është paralajmëruar marsh.

Korrespodenti Urall Boshnjaku, ka dhënë detaje shtesë në ‘Ora Shtatë’ në Klan Kosova.

“Shoqëria Civile në Mitrovicë sot është organizuar që të bëj një protestë në mënyrë që të kërkoj drejtësi dhe llogaridhënie e cila vdiq duke qenë në duart e shtetit dhe në një formë ose tjetrën shumë njerëz edhe figurativisht duke thënë se ‘shteti e vrau’ Arlindën” – theksoi Boshnjaku.

Ai tha se protesta do të mbahet nga ora 13:00, ku do të marshohet prej sheshit “Isa Boletini” në drejtim të Gjykatës në Mitrovicë, e pastaj do të vazhdojnë te Qendra për Punë Sociale dhe në pjesën finale drejt stacionit policor.