Protestë para Kryeministrisë në Shqipëri, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë në Shqipëri, qytetarët bllokojnë rrugën

Written by

in

Qytetarë, të rinj dhe studentë edhe këtë të diele janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë për të vijuar me protestën e tyre e cila po zhvillohet prej muajsh.

Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit, një grup protestuesish kanë dalë në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve.

Menjëherë pas bllokimit, forcat e Policisë së Shtetit kanë bërë thirrje të përsëritura përmes megafonit, duke u kërkuar pjesëmarrësve të zhvendosen në trotuar dhe të lirojnë rrugën. Policia gjithashtu ka krijuar një kordon përreth Kryeministrisë dhe përballë saj.