Protesta në Tiranë, e cila fillimisht sot u zhvillua para Ministrisë së Arsimit, është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.
Pas mbërritjes në këtë zonë, situata është tensionuar. Protestuesit kanë marrë dhe thyer “karriget e dialogut”, të vendosura nga kryeministri Edi Rama para Kryeministrisë, dhe më pas u kanë vënë flakën në mes të rrugës.
Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën për të parandaluar përshkallëzimin e saj.
Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk është raportuar për përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Burimi: Dukagjini
