
Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike kanë djegur ulëset e vendosura nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para godinës së Kryeministrisë, të cilat ishin vendosur si hapësirë për dialog.
Pas incidentit, Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka akuzuar Partinë Demokratike për atë që e ka cilësuar si “terror urban”.
“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse “studentëve” bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban”, ka shkruar Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali