Në protestën e thirrur nga Partia Demokratike në Shqipëri u dogjën ulëset e vendosura nga kryeministri, Edi Rama për dialog.
Pas këtij veprimi, nëpërmjet një videoje ku shfaqen momentet e djegies së ulëseve, ka reaguar Rama, i cili ka akuzuar PD-së si mamaja e dhunës.
“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama.
Protestuesit e PD-së i vënë flakën ulëseve të vendosura nga Rama për dialog
Burimi: Dukagjini
