Protestuesit në Tiranë djegin posterin me imazhet e Ramës dhe Vuçiçit

Protestuesit në Tiranë djegin posterin me imazhet e Ramës dhe Vuçiçit

Written by

in

Protestuesit janë mbledhur edhe sot në kryeqytet, ku protesta është shoqëruar me tensione dhe veprime simbolike kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë përmbysur dhe rrokullisur në bulevard stolat që kryeministri Edi Rama kishte vendosur si një ftesë për dialog.

Veprimi i tyre vjen në një moment kur thirrjet për dialog janë përballur me reagime nga një pjesë e protestuesve.

Më pas, protestuesit i kanë vënë flakën një posteri ku shfaqeshin imazhet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. /Tch/