Protestuesit nisen për te Qeveria e Kosovës, nuk i ndalin thirrjet për dorëheqje e shkarkime (VIDEO)

Protestuesit nisen për te Qeveria e Kosovës, nuk i ndalin thirrjet për dorëheqje e shkarkime (VIDEO)

Written by

in

Protestuesit nisen për te Qeveria e Kosovës, nuk i ndalin thirrjet për dorëheqje e shkarkime (VIDEO)

Pas ndalimeve te Ministria e Drejtësisë dhe organeve të hetuesisë e drejtësisë, protestuesit janë nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë marshimit, ata nuk janë ndalur duke thirrur e brohoritur për drejtësi, dorëheqje e shkarkime.

Gjithashtu, ata kanë thirrur edhe emrat e të gjitha grave të vrara në Kosovë, duke bërë përgjegjës shtetin për disa prej këtyre rasteve, që nuk i kanë trajtuar siç duhet.

Një prej thirrjeve kryesore të protestuesve ka qenë edhe ajo se nuk mjaftojnë suspendimet e përgjegjësve, por kanë kërkuar dorëheqje dhe shkarkime të menjëhershme. /Klankosova.tv