
Raporton: Dosja
Me fillimin e hetimeve, pala e dëmtuar ka zhvilluar dhe disa takime më gjyqtarin, të cilat përbëjnë prova për trajtim.
“Një prej videove ma ka bo që duhesh me dalë edhe me avokatin e kompanisë edhe i kom thanë me dytë? Edhe më ka thanë pse të hargjitet ty a? Edhe veç jom mbet po ma së pari tha ki me dalë me mu, edhe e përmend me emër avokatin e kompanisë, kur thotë ai bima në Ferizaj unë kom me të qit në Ferizaj, bima në Lipjan ti ki me shku në Lipjan, se oshtë marak edhe ai. Le që kqyrke për veti me më marrë, me më shfrytëzu po më thojke me dalë edhe me tjetër kon. E disha që isha tu mbledh prova, nuk e kom refuzu çka do që ka thanë, veç ja kom bo në rregull po qashtu”.
Tutje, gjuha dhe sjelljet aspak joprofesionale kishin ndodhur edhe në kohën kur po zhvilloheshin masat e fshehta.
“Gjithmonë takimet jon kanë në zyrën e tij. Ma ka bo që je shumë s***, je shumë e fortë e ki trupin tepër të mirë. Unë kom me ta bo kështu, kështu, e kish pas një pemë kumbull në dorë edhe ma ka shti ne gojë, edhe ma ka bo qështu kom me ta bo gjithë. Jom ndi tepër keq. E kom përjetu tmerrin se s’mujsha me u kthy mas se kisha më dëshmu një te vërtetë çka po ndodh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali