Pse gjyqtari e mbylli seancën në Apel për rastin e Liridonës, raporton gazetarja Tërshani

Pse gjyqtari e mbylli seancën në Apel për rastin e Liridonës, raporton gazetarja Tërshani

Written by

in

Pse gjyqtari e mbylli seancën në Apel për rastin e Liridonës, raporton gazetarja Tërshani

Seanca në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohen ankesat ndaj dënimeve për vrasjen e Liridona Ademajt, u mbyll sot për publikun.

Arsyeja pse mediat duhet të dalin jashtë nuk u dha, por gjyqtari tha se do ta arsyetojë vendimin.

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka thënë se seanca po vazhdon dhe pas pak pritet të zbulohen detaje.

“Sot nuk pritet të jepet vendim. Do të dëgjohen të gjitha palët, ankesat. Vendimi merret kur ta vlerëson trupi gjykues”.

Naim Murseli, ish-burri i Liridonës, ka kërkuar zbutje të dënimit me burgim të përjetshëm. Kësisoj, do edhe Granit Plava.

Ndërsa familja e të ndjerës kishte bërë kërkesë që edhe Kushtrim Kokalla, të përfundojë në burg përjetë.