Pse i besoi Zhegrovës ndaj Venecias? – flet Spalletti

Pse i besoi Zhegrovës ndaj Venecias? – flet Spalletti

Written by

in

Pse i besoi Zhegrovës ndaj Venecias? – flet Spalletti

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sërish për futbollistin e Kosovës Edon Zhegrova, duke shpjeguar arsyen që e shtyu t’i besonte atij një vend në formacionin titullar në ndeshjen e fundjavës ndaj Venezias.

Spalletti, në konferencën për media të mbajtur të mërkurën, ka bërë të ditur se orari i ngjeshur i ndeshjeve e detyroi të bënte rotacion në skuadër, ndërsa nga këto ndryshime përfitoi edhe Zhegrova.

“Pikërisht për shkak të tri ndeshjeve lindi edhe mundësia që Zhegrova të ketë rastin të luajë nga minuta e parë. Qëllimi është të bëhet një rotacion i duhur, në mënyrë që skuadra të arrijë t’i mbyllë tri ndeshjet pa i ngarkuar tepër futbollistët”, deklaroi tekniku italian.

Për Zhegrovën, sfida ndaj Venezias ishte e veçantë, pasi për herë të parë që nga transferimi te Juventusi arriti ta kompletonte një ndeshje të plotë.

27-vjeçari e shfrytëzoi mirë mundësinë e dhënë nga trajneri italian, duke kontribuar edhe me një asistim në fitoren bindëse 4:0 të “Zonjës së Vjetër”.

Juventusin e presin tri sfida të rëndësishme në një periudhë të shkurtër. Fillimisht, të enjten do të përballet me Omonian në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa të dielën do të luajë ndaj Comos.

Edon Zhegrova këtë edicion ka regjistruar dy gola dhe tri asistime në dhjetë paraqitje, duke vazhduar të jetë një prej futbollistëve që kërkon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë në skuadrën e Spallettit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali