PSG-ja përgatit 50 milionë euro për zëvendësuesin e Kvaratskhelias

PSG-ja përgatit 50 milionë euro për zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Written by

in

Sipas medieve të huaja, kampionët francezë synojnë ta transferojnë talentin e Bayer Leverkusenit, Ibrahim Maza, për të mbuluar mungesën e sulmuesit gjeorgjian, i cili pritet të mos luajë më gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Kvaratskhelia pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, ku PSG-ja triumfoi me rezultatin 4:2, më 20 tetor.

Siç raportohet, futbollisti ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë, një lëndim që mund ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Mungesa e tij përbën një goditje të madhe për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, duke pasur parasysh rëndësinë që sulmuesi gjeorgjian ka pasur në sukseset e fundit të klubit në Evropë.

Megjithatë, drejtuesit e PSG-së nuk duan të humbin kohë dhe po përgatiten të ndërhyjnë në tregun e transferimeve. Sipas “GOAL”, objektivi kryesor është Ibrahim Maza, për të cilin klubi parisien raportohet se është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro.

20-vjeçari ka lënë përshtypje të mira te Bayer Leverkuseni gjatë këtij sezoni. Në nëntë paraqitje, ai ka realizuar tri gola dhe ka dhënë tri asistime, duke dëshmuar potencialin e tij për të luajtur një rol të rëndësishëm në repartin ofensiv.

Mbetet të shihet nëse PSG-ja do të konkretizojë interesimin për talentin e Leverkusenit në afatin kalimtar të janarit dhe nëse klubi gjerman do të jetë i gatshëm të negociojë për largimin e tij.

Burimi: RTKLive