Punëtorët e KEK-ut pezullojnë protestën e sotme “pas bisedimeve me menaxhmentin”

Punëtorët e KEK-ut pezullojnë protestën e sotme "pas bisedimeve me menaxhmentin"

Written by

in

Punëtorët e KEK-ut pezullojnë protestën e sotme "pas bisedimeve me menaxhmentin"

Sindikata e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës KEK, ka pezulluar protestën e paralajmëruar për sot në shenjë të pakënaqësisë së punëtorëve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës Xhelal Jashari, bëri të ditur se protesta është pezulluar pas bisedimeve me menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut, të cilët kanë shprehur gatishmëri për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre.

“Kemi zhvilluar takime të përbashkëta për shqyrtimin e kërkesave të Sindikatës, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje. Menaxhmenti dhe Bordi kanë shprehur vullnet dhe gatishmëri për t’i shqyrtuar kërkesat, kështu që me mirëkuptimin e të dy palëve, dhe sot kemi pasur në tri divizionet, në divizionin e prodhimit të qymyrit, në Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin Kosova B, takime me të gjithë punëtorët dhe kemi marrë konfirmim për një pezullim të përkohshëm të protestës deri të shqyrtohen kërkesat në tërësi”, tha ai.

Kërkesat kryesore të Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut janë përmirësimi i kushteve të punës, rritja e pagave dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e KEK-ut, transmeton Klankosova.tv.