Putin zhvillon bisedë telefonike me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

Putin zhvillon bisedë telefonike me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

Written by

in

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë, Alexander Stubb dhe Jonas Gahr Støre, sipas një deklarate të zyrës së presidentit finlandez.

Në deklaratë thuhet se Stubb dhe Støre e iniciuan bisedën për të diskutuar luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe mundësitë për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Evropë, transmeton Telegrafi.

Zyra e presidentit finlandez theksoi se të dy liderët morën pjesë në bisedë në cilësinë e udhëheqësve të vendeve të tyre dhe se nuk folën në emër të Evropës në tërësi.

Biseda vjen pas një raportimi të mëhershëm të agjencisë Bloomberg, sipas të cilit Putin pritej të diskutonte me Stubb dhe Støre mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën, që sot.

Kremlini kishte deklaruar se nuk do ta konfirmonte dhe as nuk do ta mohonte raportimin për bisedën e planifikuar. /Telegrafi/