“Qëndroni në anën e duhur të historisë”, Zelensky ka një thirrje urgjente për Musk

“Qëndroni në anën e duhur të historisë”, Zelensky ka një thirrje urgjente për Musk

Written by

in

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje SHBA-së dhe Elon Muskut që të heqin kufizimet në përdorimin e rrjetit satelitor Starlink, duke paralajmëruar se ato po pengojnë ushtrinë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

“Është e rëndësishme të jesh në anën e duhur të historisë”, ka deklaruar Zelensky.

Sipas tij, dronët përgjues ukrainas humbasin lidhjen me operatorët sapo arrijnë shpejtësinë prej 161 kilometrash në orë, duke e bërë të vështirë ndalimin e dronëve rusë Shahed, të cilët mund të arrijnë shpejtësi deri në 1,000 kilometra në orë.

“Dronët tanë përgjues humbasin lidhjen me operatorët në shpejtësinë 161 kilometra në orë dhe thjesht nuk mund t’i arrijnë dronët rusë. Ne presim që këto kufizime të hiqen”, ka deklaruar ai.

Ukraina mbështetet fuqishëm në Starlink për komunikimet ushtarake dhe operimin e dronëve përgjatë vijës së frontit.

Zelensky ka theksuar se kufizimet janë sistematike dhe vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa Kievi ende nuk ka marrë shpjegime të qarta. /Telegrafi/