Qeveria e Shqipërisë miraton marrëveshjen me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës

Qeveria e Shqipërisë miraton marrëveshjen me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës

Written by

in

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të premteje projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së përgjithshme kuadër mes Shqipërisë dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), që lidhet me Listën e Kërkesave Prioritare të Ukrainës (PURL).

Vendimi u miratua me propozim të ministrit të Mbrojtjes dhe synon t’i hapë rrugë shqyrtimit dhe miratimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas vendimit të qeverisë, marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe NATO-s, në kuadër të mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Dokumenti i miratuar nga qeveria i propozon Kuvendit ratifikimin e marrëveshjes që lidhet me Listën e Kërkesave Prioritare të Ukrainës (Priority Ukraine Requirements List – PURL), një mekanizëm që synon koordinimin e mbështetjes dhe nevojave të paraqitura nga Ukraina në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në vendimin e firmosur nga Kryeministri Edi Rama, përcaktohet që projektligji t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim sipas procedurave ligjore.

Projektligji parashikon që, pas miratimit nga Parlamenti, marrëveshja të ratifikohet zyrtarisht dhe të bëhet pjesë e kornizës së bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe NATO-s në mbështetje të Ukrainës.

Sipas draftit, ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim është pjesë e paketës së akteve të miratuara nga qeveria më 27 nëntor 2026, ku përfshihen edhe masa për sigurinë publike, mbrojtjen civile dhe fusha të tjera me interes publik.

Burimi: RTKLive