Qeveria mban mbledhje elektronike, këto vendime u morën

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto vendime u morën

Written by

in

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto vendime u morën

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 13-të në formë elektronike, gjatë së cilës ka shqyrtuar dhe miratuar disa pika dhe vendime me rëndësi institucionale dhe administrative, raporton Gazeta Sinjali.

Në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror, ekzekutivi ka miratuar në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila synon shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Po ashtu, me kërkesë të Doganës së Kosovës, kabineti qeveritar ka miratuar qiradhënien e hapësirave dhe zyrave që ndodhen në kuadër të Terminalit Doganor në Han të Elezit, për një periudhë kohore prej 36 muajsh.

Ndër pikat e tjera të miratuara në këtë mbledhje elektronike janë edhe:

Miratimi i Raportit për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë;

Miratimi i kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin, përkatësisht shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit;

Vendimi për emërimin e Luan Dalipit në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali