
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT/KRCT) ka organizuar aktivitetin simbolik “Kanavaca dhe Gjurmët e Solidaritetit”, gjatë të cilit janë vendosur hapa simbolikë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës deri te Memoriali “Heroinat”.
Aktiviteti synon të përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe të kujtesës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.