Rahoveci me logo të re, por rrushin “e vjetër” (VIDEO)

Rahoveci me logo të re, por rrushin “e vjetër” (VIDEO)

Written by

in

Rahoveci me logo të re, por rrushin “e vjetër” (VIDEO)

Komuna e Rahovecit ka prezantuar propozimin për logon e re zyrtare, duke hapur kështu mundësinë që simboli që e ka përfaqësuar qytetin për rreth dy dekada të ndryshojë.

Propozimi do të jetë pjesë e konsultimit publik, ku qytetarët do të kenë mundësi të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre.

Megjithatë, një element pritet të mbetet i pandryshuar: kalaveshi i rrushit, si simbol i traditës së kësaj treve për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës e rakisë.

Logoja e re pritet të finalizohet deri në fund të këtij viti.

Për detaje shtesë, kronika e gazetares Vesa Hoda.