
Çështja e vendosjes së bustit të komandantit legjendar Adem Jashari në kryeqytet po vazhdon të mbetet e bllokuar.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kjo po ndodhë si pasojë e bllokadave nga niveli qendror.
Pas përurimit të rrugës “Frank G Wisner” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, i pyetur për vendosjen e bustit, të paralajmëruar që nga viti 2024, Rama tha se komuna ka përfunduar të gjitha procedurat.
Megjithatë Rama nuk e përjashtoi mundësinë e gjetjes së një lokacioni tjetër për vendosjen e bustit teksa drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë.
Në një prononcim për Klan Kosova, Rama ka fajësuar nivelin qendror.
“…Ne e kemi përfundu krejt procesin, e dini që rruga “Agim Ramadani” ku e kemi nënkalimin ku faktikisht kemi mbetur vetëm me nënshkru kontratën edhe me kriju nënkalimin, e kemi të bllokum tash e më shumë se 2 vjet prej nivelit qëndror, pra janë për fat të keq të gjitha këto bllokada që na bëhen prej nivelit qëndror që s’na lojnë as mi nderu heronjtë tanë, më të dashurit tanë… nashta kur t’i hekim prej qeverisë këta njerëz që sabotojnë këtë vend atëherë merr epilog, përndryshe duhet me gjetë një alternativë, një vend tjetër…”