Rama dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Autorët dhe mbështetësit e tyre të mbajnë përgjegjësi

Rama dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Autorët dhe mbështetësit e tyre të mbajnë përgjegjësi

Written by

in

Rama dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Autorët dhe mbështetësit e tyre të mbajnë përgjegjësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar në Riad.

Në një reagim të publikuar të dielën në rrjetin social X, Rama ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve.

Ai ka kërkuar gjithashtu që autorët dhe mbështetësit e tyre në Teheran të mbajnë përgjegjësi për këto akte.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar”, ka shkruar Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë me një qëndrim të përbashkët dhe të qartë, duke kërkuar që sulmet të ndalen menjëherë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Autorët dhe mbështetësit e tyre të mbajnë përgjegjësi appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali