Rama diskuton me përfaqësuesen evropiane për qasjen e komunave në fondet e BE-së

Rama diskuton me përfaqësuesen evropiane për qasjen e komunave në fondet e BE-së

Written by

in

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kryetaren e Grupit Punues për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve, Gillian Coughlan, me të cilën ka diskutuar për fuqizimin e komunave, financimin dhe mbështetjen për realizimin e projekteve të tyre.

Rama ka bërë të ditur se gjatë takimit, të zhvilluar në Odën e Kryeqytetit, është diskutuar për të ardhmen e qyteteve dhe nevojën që komunat të kenë kompetencat dhe mbështetjen e nevojshme.

“Në Odën e Kryeqytetit, me Gillian Coughlan, kryetaren e Grupit Punues për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve, diskutuam për të ardhmen e qyteteve tona: si të sigurohemi që komunat të kenë kompetencat, financimin dhe mbështetjen që u takojnë për t’i realizuar projektet e tyre”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të komunave dhe të qasjes së tyre në institucionet evropiane.

“Fuqizimi i komunave është edhe fuqizim i demokracisë. Qytetet duhet të kenë qasje më të drejtpërdrejtë në institucionet evropiane, informim të qartë për programet dhe fondet në dispozicion, si dhe përfaqësim të zërit të tyre në proceset që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Rama.

“Jemi të vendosur që përvojat dhe sfidat e komunave tona të dëgjohen drejtpërdrejt në Evropë”, ka përfunduar ai. 

Burimi: RTKLive