Rama kujton dashurinë dhe sakrificën e çiftit Lladrovci

Rama kujton dashurinë dhe sakrificën e çiftit Lladrovci

Written by

in

Rama, përmes këtij postimi, i është referuar ekspozitës “Një mur na ndan në mes”, e cila sjell në vëmendje letrat e çiftit Lladrovci dhe historinë e dashurisë së tyre, të mbajtur gjallë pavarësisht rrethanave të vështira.

Sipas Ramës, letrat dëshmojnë një lidhje të fortë, ndërsa sakrifica e çiftit lidhet me përkushtimin për lirinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se Xhevë dhe Fehmi Lladrovci lanë pas edhe vitet që mund t’i kalonin së bashku, në mënyrë që brezat e sotëm ta gëzojnë lirinë.

Në fund të mesazhit, Rama ka vënë në pah se kujtimi dhe sakrifica e tyre do të mbeten përherë pjesë e kujtesës kolektive dhe historisë së Kosovës.

Burimi: RTKLive