Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Written by

in

Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova kanë diskutuar mundësinë e përfshirjes së Japonisë në projektin e hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Rama ka vënë theksin te rëndësia strategjike dhe ekonomike e këtij projekti, duke përmendur edhe dimensionin e sigurisë dhe përdorimin e infrastrukturës së re portuale të Durrësit për nevojat e NATO-s.

Ai i ka bërë thirrje palës japoneze që ta shqyrtojë mundësinë e investimit dhe bashkëpunimit për realizimin e projektit.

Këtë ide të diskutuar me Kurtin, Rama e ka hedhur në tryezën e takimit të zhvilluar sot në Kryeministri me një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze.

“Së bashku me Kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s.”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se ky mund të jetë një investim shumë interesant.

“Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt”, është shprehur Rama. /Klankosova.tv