Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Written by

in

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raportohet se u ka kërkuar ministrave që të nisin procesin e largimit të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria po përballet me protesta në Tiranë.

Sipas raportimit të Top Channel, Rama i ka kontaktuar ministrat nga Budva, ku ndodhet, duke u kërkuar që të mbledhin drejtuesit e institucioneve që kanë në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.

Vendimi pritet të bëhet publik në ditët në vijim nga vetë kryeministri, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo nismë synon të qetësojë zemërimin e protestuesve apo lidhet me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Rama ka kritikuar së fundmi administratën publike. Një javë më parë, ai paralajmëroi masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u përgjigjur qytetarëve dhe për të zgjidhur problemet e tyre.

“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, kishte deklaruar Rama.

Burimi: Dukagjini