
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se Kosova është në prag të humbjes së “Lojërave Mesdhetare 2030”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se sot, ICMG konfirmoi mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave, transmeton Klankosova.tv.
Postimi i plotë i kryetarit të Prishtinës:
KOSOVA NË PRAG TË HUMBJES SË “LOJËRAVE MESDHETARE 2030”!
Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG)!
Prishtina i ka fituar Lojërat Mesdhetare 2030.
Kemi punuar në Masterplan
kemi përcaktuar projektet dhe lokacionet
I kemi votuar në Asamblenë e Kryeqytetit.
Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike!
Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave.
Kjo është humbja ma e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!