Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Kryeministri vlerësoi se Rutte mbetet një dashamirës i hapur i Shqipërisë.
Po ashtu, Rama bëri të ditur se Rutte inkurajoi ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s.
“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, u shpreh Rama.
Edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përmes një postimi në rrjetin social X, Rutte bëri të ditur se me Ramën zhvilloi një bisedë të mirë, ku në fokus ishin investimet në mbrojtje, situata në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën.
“Ishte kënaqësi ta mirëprisja kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sot në selinë e NATO-s”, shkroi Rutte.
Burimi: RTKLive
