
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Lajmin e ka bërë të ditur vetë i pari i kryeqytetit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama e ka cilësuar këtë takim si një kënaqësi të veçantë, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendimtare që shteti gjerman ka dhënë në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë.
Gjatë njoftimit të tij, kreu i Prishtinës ka vënë theksin te angazhimi për avancimin e raporteve bilaterale, duke premtuar punë konkrete në nivel institucional.
“Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, ka shkruar Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali