
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë takim si një kënaqësi të veçantë, duke shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka theksuar se do të angazhohen për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve përmes bashkëpunimit institucional.
“Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, ka shkruar Rama.