Rama vazhdon thirrjen për dialog me studentët pas 13 ditësh protestash

Rama vazhdon thirrjen për dialog me studentët pas 13 ditësh protestash

Written by

in

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur këtë të hënë ftesën për dialog me studentët, pas 13 ditësh protestash në Tiranë.

Rama ka publikuar pamje nga ulëset e vendosura para Kryeministrisë, përmes të cilave ka përcjellë thirrjen e tij simbolike për dialog.

Protestat kanë vijuar për 13 ditë, ndërsa gjatë tyre janë shënuar edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e konsideruar atë si zgjidhjen e vetme të situatës.

Nga ana tjetër, Rama ka shprehur gatishmërinë për dialog, por ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Ai ka deklaruar se ka një kontratë me qytetarët, duke lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga detyra.

Burimi: Dukagjini