
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vijuar këtë të martë ftesën për dialog me studentët, pas 13 ditësh protestash që kanë përfshirë kryeqytetin.
Rama ka shpërndarë pamje nga ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë, përmes të cilave përcjell thirrjen e tij simbolike për dialog.
Protestat vijojnë prej 13 ditësh, të shoqëruara nga përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e konsideruar atë si zgjidhjen e vetme të situatës.
Nga ana tjetër, Rama shprehet i gatshëm për dialog, por ka theksuar se nuk mund të japë dorëheqjen, pasi, sipas tij, ka një kontratë me qytetarët.