Ramadani kritikon Qeverinë: Na u premtua municion në fund të vitit, por asnjë tullë nuk është vendosur

Ramadani kritikon Qeverinë: Na u premtua municion në fund të vitit, por asnjë tullë nuk është vendosur

Written by

in

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se mungesa e një plani po reflektohet në mungesën e rezultateve.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, Ramadani kritikoi edhe diplomacinë kosovare, për të cilën tha se nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit në Kremlin, të cilat ai i cilësoi si kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ai foli edhe për fabrikën e municionit në Gjakovë, duke rikujtuar premtimet e partisë në pushtet se prodhimi do të niste deri në fund të vitit 2026. Sipas Ramadanit, deri më tani nuk ka pasur zhvillime konkrete në këtë projekt.

“Ivica Daciq shkoi në Rusi dhe Maria Zaharova e Kremlinit e përsërit kërcënimin ndaj sigurisë sonë kombëtare, por nuk pamë reagim të diplomacisë sonë e kur nuk shohim reagim kuptojmë që nuk ka plan e kur nuk ka plan kuptojmë që nuk mund të ketë rezultate. Për rezultate duhet të flasim për të gjitha temat, edhe për fabrikën e municionit në Gjakovë për të cilat dhjetëra herë na është thënë se në fund të vitit 2026 prodhohet municioni. A e dini që asnjë tullë nuk është bërë, nuk ka rezultat aty vetëm fjalë”, ka thënë Ramadani.

Burimi: Dukagjini