Rame Lahaj pas koncertit në Vjenë: Faleminderit nga zemra për dashurinë tuaj

Rame Lahaj pas koncertit në Vjenë: Faleminderit nga zemra për dashurinë tuaj

Written by

in

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është emocionuar nga pritja që mori në Vjenë, ku performoi në sallën e njohur Wiener Konzerthaus.

Një ditë pas koncertit, Lahaj ka publikuar një video të shkurtër me përshtypjet e publikut, duke ndarë edhe mesazhin e tij të falënderimit për të pranishmit.

“Faleminderit nga zemra, Vjenë! Ta dini sa shumë më emocionuat me prezencën dhe dashurinë tuaj. Paçi bekimin e Zotit!”, ka shkruar tenori.

Koncerti ishte pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, të cilin Lahaj po e realizon së bashku me ARMA Ensemble.

Në këtë projekt, ai sjell një repertor që ndërthur këngët shqiptare me muzikën italiane, chanson-in francez dhe pjesë të njohura nga muzika e filmave.

Pas koncerteve në Zürich dhe Düsseldorf, Vjena ishte ndalesa e radhës e këtij turneu, i cili do të vazhdojë në Toronto më 13 dhjetor.

Biletat për koncertin në Toronto mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.