Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes në Prizren.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se e zhdukur është raportuar një grua së bashku me fëmijën.
“Prizren 19.11.2026-13:30. Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me fëmiun e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raport.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/