Rast i rëndë në Gjakovë, 16-vjeçarja denoncon dhunimin në një motel – i dyshuari 21-vjeçar ndodhet jashtë Kosovës

Rast i rëndë në Gjakovë, 16-vjeçarja denoncon dhunimin në një motel – i dyshuari 21-vjeçar ndodhet jashtë Kosovës

Written by

in

Rast i rëndë në Gjakovë, 16-vjeçarja denoncon dhunimin në një motel – i dyshuari 21-vjeçar ndodhet jashtë Kosovës

Një vajzë e mitur nga Gjakova ka denoncuar se është dhunuar seksualisht nga një 21-vjeçar, i cili, sipas deklarimit të saj, e kishte marrë me veturë dhe e kishte dërguar në një motel gjatë rrugës për në Prizren. Rasti është raportuar nga babai i vajzës, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet jashtë Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

Denoncimi është bërë të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 11:00, kur babai është paraqitur së bashku me vajzën e tij në Stacionin Policor në Gjakovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është një vajzë e lindur në vitin 2010, ndërsa i dyshuari është Sh. R. (21).

Gjatë intervistimit, e mitura ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur rreth gjashtë apo shtatë muaj më parë, kur i dyshuari e kishte marrë me veturë pranë shtëpisë së saj dhe ishin nisur në drejtim të Prizrenit.

Sipas dëshmisë së saj, gjatë rrugës kishin hyrë në një dhomë moteli, ku 21-vjeçari dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarit, duke shkuar në adresën e tij të banimit.

Megjithatë, familjarët kanë deklaruar se ai aktualisht ndodhet jashtë Kosovës, ndërsa prania e tij nuk është siguruar për intervistim.

Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, Departamenti për Krime të Rënda, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhunimi”.

Hetimet janë marrë përsipër nga njësia rajonale e hetimeve.


Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali