Sipas Zyrës për Informim të Kryeministrit, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, duke përfshirë rrjedhën e rastit, lëshimet e mundshme, trajtimin e papërgjegjshëm, neglizhencën dhe mosreagimin, si dhe përgjegjësinë institucionale.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.
Sipas Policisë, suspendimet janë bërë në bazë të Ligjit të Policisë, udhëzimit administrativ për shkeljet dhe procedurat disiplinore, si dhe rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Ndaj zyrtarëve të suspenduar, IPK-ja është duke zhvilluar hetime paraprake lidhur me veprimet ose mosveprimet e tyre gjatë trajtimit të rastit.
Burimi: RTKLive
