Rasti i Arlinda Zekajt: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca mbahet pa praninë e publikut

Rasti i Arlinda Zekajt: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca mbahet pa praninë e publikut

Written by

in

Rasti i Arlinda Zekajt: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca mbahet pa praninë e publikut

Të enjten, më 12 nëntor, ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, do të dalë para gjykatës nën dyshimet për veprën penale të kanosjes.

Megjithatë, përballja e tij me drejtësinë nuk do të jetë e hapur për mediat dhe opinionin publik, pasi gjykata ka marrë vendim që seanca dëgjimore të zhvillohet tërësisht me dyer të mbyllura.

Kjo për Klanin është konfirmuar edhe nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca s’do të jetë e hapur.

“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet me datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun.”

Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzën ndaj Sylajt.

Ai akuzohet se e kishte rrahur e kërcënuar me vdekje Arlindën, para se të ndodhte vrasja makabre e saj me sëpatë nga kunati, vëllai i tij, Albert Sylaj.

Burimi: Insajderi