
Arlinda Zekaj u vra vetëm 10 minuta pasi u kthye me përcjellje policore në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, ku nuk ndihej e sigurt.
Ajo dyshohet se u godit për vdekje me sëpatë nga kunati i saj, Afrim Sylaj, i cili ndodhet në arrati.
Zekaj paraprakisht kishte denoncuar dhunën nga ish-bashkëshorti, ndaj të cilit Prokuroria kishte ngritur aktakuzë më 23 tetor për kanosje në marrëdhënie familjare.
Familjarët e viktimës po akuzojnë institucionet për neglizhencë, ndërsa e ndjera kishte shprehur shqetësimet e saj edhe në shkresa drejtuar institucioneve.
Ndiqni kronikën: