
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Shpresa Lukajt, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale (QPS), në kuadër të hetimit parlamentar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ajo do të merret në pyetje për veprimet e ndërmarra nga ky institucion, si dhe për dyshimet e ngritura.
Gjatë mbledhjes së Komisionit, Besa Kabashi-Ramaj ka kërkuar nga deputetët që të adresojnë rastet e dhunës pranë institucioneve kompetente dhe të ndërmerren masa konkrete e të menjëhershme për parandalimin dhe trajtimin e tyre.
Ajo ka theksuar rëndësinë e reagimit institucional dhe të marrjes së përgjegjësive për të parandaluar raste të tjera të dhunës. /Klankosova.tv