
Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar të premten mbrëma nën dyshimin për dhunë në familje. Lidhur me këtë rast gazetarja Endrita Bajrami dha më tepër detaje, në InfoMagazine në Klan Kosova.
Ajo bëri të ditur se bashkëshortja e drejtorit ka raportuar se ka përjetuar vazhdimisht dhunë psikike, edhe pse, sipas saj, ata nuk bashkëjetojnë prej disa muajsh.
“Viktima, bashkëshortja e drejtorit, ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë psikike, ndonëse nuk bashkëjeton me të tash e disa muaj…”, ka deklaruar Bajrami.
Endrita, gjithashtu theksoi se sot kanë qenë te Spitali ku ai ka udhëhequr dhe kanë tentuar që të bisedojnë me dikë nga stafi, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga punëtoret aty për shkak të hezitimit të tyre.