
Gazetarja Ardiana Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës ka folur për tragjedinë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij tremuajshe.
Lidhur me këtë rast, ajo tha se është totalisht përgjegjësi e institucioneve, se si i është besuar atij fëmija.
“…Vritet foshnja 3 muajshe në Gjilan, hala sot Andin Hoti nuk e ka një fjali për një fëmijë, i cili është totalisht përgjegjësi e shtetit vrasja e tij… Ka të paktën 5 raste (disa prej të cilëve janë të formës së prerë) që QPS-ja ia ka dhënë babës fëmijën…”, theksoi Thaçi.
Gjithashtu, Thaçi ka dhënë detaje të reja se si ka ndodhur rasti i rëndë në Gjilan, për të cilin është arrestuar babai i 27-vjeçarit dhe gjyshi i foshnjës.