
Në pesëvjetorin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ka vazhduar thirrja e familjarëve për drejtësi.
Autobusi në të cilin ndodheshin nxënësit, dy prej të cilëve u vranë, së bashku me shoferin, vazhdon të qëndrojë në oborrin e stacionit policor.
Ajo mbetet edhe ndër provat kryesore ku dhanë shpirtë tre persona, bashkë me shenjat e të paktën 13 gjuajtjeve me armë zjarri.
Por, pikërisht në pjesën e përparme ku ishin trupat e viktimave, qëndrojnë qentë endacakë.
Klan Kosova ka raportuar sonte lidhur me 5-vjetorin e kësaj ngjarje dhe në vazhdim mund ta ndiqni kronikën e plotë: