Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ndalimi i personit është bërë me urdhër të prokurorit të shtetit.
“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimin e provave relevante”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka bërë të ditur se nuk do të japë detaje të tjera në këtë fazë, pasi hetimet janë ende në zhvillim.
“Duke pasur parasysh se hetimet janë në zhvillim, Prokuroria Speciale nuk do të japë detaje të tjera në këtë fazë, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet më tej në njoftim.
Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore, në mënyrë profesionale dhe të paanshme, duke respektuar të drejtat e personave të përfshirë në procedurë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.
Burimi: RTKLive
