Rasti në Pogragjë: Pasi privoi nga jeta djalin, dyshohet se iku në Serbi (VIDEO)

Rasti në Pogragjë: Pasi privoi nga jeta djalin, dyshohet se iku në Serbi (VIDEO)

Written by

in

Rasti në Pogragjë: Pasi privoi nga jeta djalin, dyshohet se iku në Serbi (VIDEO)

Vrasjen dyshohet se e kreu brenda shtëpisë, por gjurmët u gjetën edhe përtej saj.

Krejt kjo, pasi mbrëmjën e së dielës, në Pogragjë të Gjilanit, një 29-vjeçar dyshohet se u vra nga babai i tij pas të shtënave të njëpasnjëshme me armë zjarri.

Kjo i tronditi bashkëfshatarët të cilët thanë se kjo familje nuk ka pasur telashe mes vete më herët.

Ndërsa një person që jeton afër tyre tregoi se pas shkrepjes së plumbave drejt djalit të vetëm, i dyshuari eshte larguar menjëherë me veturën e tij. E pikërisht ajo u gjet pas 12 orësh në fshatin Sllubicë ku është edhe vija ndarëse me Serbinë, çka shtoi edhe më shumë dyshime.

Nga insitucionet u tha se as viktima e as dorasi i dyshuar nuk kanë pasur të kaluar kriminale.

Ndiqni kronikën në vazhdim: