Ratifikohet edhe ujdia mes Kosovës e Suedisë për transferimin e të dënuarve

Ratifikohet edhe ujdia mes Kosovës e Suedisë për transferimin e të dënuarve

Written by

in

Ratifikohet edhe ujdia mes Kosovës e Suedisë për transferimin e të dënuarve

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar me 83 vota për marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për transferimin e personave të dënuar.

Marrëveshja synon të mundësojë transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet në tjetrin, në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në të, njofton Klankosova.tv.

Me këtë votim, Kuvendi i dha dritën e gjelbër ratifikimit të marrëveshjes mes dy shteteve.

Paraprakisht, deputetët votuan edhe pro marrëveshjes për ekstradim me shtetin suedez.

Para ligjvënësve si pikë e rendit të ditës sot do të jetë edhe rishqyrtimi i Ligjit për Specialen.