Real Madridi dështon në apel, Vinicius Jr mbetet i dënuar me katër ndeshje

Real Madridi dështon në apel, Vinicius Jr mbetet i dënuar me katër ndeshje

Written by

in

Real Madridi dështon në apel, Vinicius Jr mbetet i dënuar me katër ndeshje

Real Madridi ka marrë një përgjigje negative nga Komiteti i Apelit i Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili ka refuzuar ankesën e klubit madrilen për dënimin e Vinicius Junior. Kështu, sulmuesi brazilian mbetet i dënuar me katër ndeshje pezullim në La Liga.

Klubi madrilen kishte kërkuar anulimin ose së paku uljen e dënimit, pas kartonit të kuq që Vinicius mori në ndeshjen ndaj Villarrealit, të fituar nga Reali me rezultatin 1-0, transmeton Klanksoova.tv.

Braziliani u ndëshkua për tërheqjen e flokëve të Nathan Salibas, ndërsa dy ndeshje të tjera pezullim iu shtuan për protestat ndaj gjyqtarit.

Si pasojë, Vinicius do të mungojë në ndeshjet e kampionatit ndaj Sevillas, Barcelonës, Racing Santanderit dhe Valencias. Kjo do të thotë se ai do të humbasë edhe El Clasicon e 25 tetorit kundër Barcelonës. 

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Real Madridi po shqyrton mundësinë që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Administrative të Sportit, në përpjekjen e fundit për t’ia ulur dënimin yllit brazilian./ Klankosova.tv